Ish-shefi i France Telecom hetohet për vetëvrasjet

05/07/2012 02:35

Autoritetet kanë vendosur ish-kreun e Telekomit francez, Didier Lombard nën hetim formal për akuzën e ngacmimeve.

Hetimi ka të bëjë me vetëvrasjet e mbi 30 punonjësve mes viteve 2008 dhe 2009, kur Z. Lombard ishte në detyrë.

Lancimi i një hetimi formal është faza e fundit përpara se akuzat të bëhen publike sipas sistemit ligjor francez.

Lombard shkroi në gazetën “Le Monde” se ristrukturimi në kompani mund t’i ketë mërzitur punonjësit, por hodhi poshtë idenë se mund të ketë shkaktuar vetëvrasjet.

Lombard, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i tij në vitin 2010, nuk po mbahet në paraburgim, teksa i është dashur të paguajë një garanci prej 100.000 eurosh.

Kur Lombard u bë shefi ekzekutiv i Telekomit francez, në vitin 2005, ai drejtoi një projekt efikas nga i cili u shkurtuan dhjetëra mijëra vende pune.

Shkalla e vetëvrasjeve në France Telekom nuk ishte më e lartë se mesatarja kombëtare, por vdekjet tërhoqën vëmendjen e mediave të mëdha.

Shumë nga ata që vranë veten lanë shënime që fajësonin presionin e bërë nga drejtuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA