Fiton Tirana, zhgënjejnë Flamurtari e Teuta

05/07/2012 00:00

Tirana është shumë pranë kualifikimit për në turin e dytë paraeleminator të Europa League, ndërkohë që Teuta dhe Flamurtari kanë zhgënjyer pasi kanë humbur ndeshjet e para në Durrës dhe Vlorë.  

Bardheblutë e drejtuar nga spanjolli Sanchez mundën 2-0 Grevenmakerin. Tirana dominoi të gjithë ndeshjen duke treguar se niveli i tyre ishte shumë herë më lartë se kundërshtarët nga Luksemburgu.

Golat e bardhebluve u shënuan në pjesën e parë me debutuesin Mucollari dhe Ferraj. Nëse dhe ndeshja e kthimit do të luhet në këtë mënyrë atëherë për Tiranën ajo nuk do të shkojë më shumë sesa një ndeshje miqësore.

Ndërkohë, 0-3 ishte rezultati i ndeshjes në Durrës mes Teutës dhe Metalurg Rustavi, humbje kjo shumë e vështirë për t’u rikuperuar nga skuadra e Hasan Likës në ndeshjen e kthimit. Durrsakët u dorëzuan në fundin e ndeshjes ku brenda 15 minutave pësuan 3 gola.

Edhe Flamurtari e humbi ndeshjen e parë, por jo me rezultat aq të thellë. Vlonjatët u mundën 1-0 nga Budapest Honved. golin e fitores për skuadrën hungareze e shënoi Vernes në fillimin e pjesës së dytë. Për t’u kualifikuar skuadra e Mucës duhet të fitojë ndeshjen e kthimit me dy gola diferencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA