Assad akuzon Turqinë

05/07/2012 00:00

Mes jehones qe beri gjetja e trupave te pajete te dy piloteve te avionit
turk  te goditur e rrezuar nga forcat siriane, presidenti Bashar al
Assad kundërpërgjigjet me sulm, duke akuzuar Turqine për mbështetje të
terroristëve dhe kontribut në gjakderdhjen që vazhdon në Siri.

Gazeta turke “Xhumuriet” citon liderin sirian te thote se Ankaraja i ka dhene rebeleve ndihme logjistike dhe ka prirjen te hyje ne punet e brendshme te vendit te tij.Ne nuk do te tolerojme asnje nderhyrje nga jashte, eshte shprehur Assad. Deshira fillestare per t’u perzjere ne punet tone, e beri fatkeqesisht Turqine, pjese te aktiviteteve te pergjakshme ne procesin e mevonshem. Ankaraja i ka ofruar cdo lloj ndihme logjistike terroristeve qe po vrasin njerezit tane. Ne te njejtin koment, Assad akuzon gjithashtu kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdoan per ndjekjen e nje programi sektar.

Siria dhe Turqia jane dy vende me shumite sunite-muslimane, por presidenti sirian dhe partia e tij ne pushtet i perkasin sektit minoritar alavit, nje degezim i islamit shiit. Rrëzimi i avionit më 22 qershor i acaroi marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Damaskut dhe Turqia reagoi duke thënë se do të përgjigjej me vendosmëri.
Megjithatë dy kryeqytetet e kane lene te kuptohet se se nuk duan që incidenti të çojë në një konflikt të armatosur. “Boston Herald” nderkohe, thote se pas humbjes se mbeshtetjes jashte vendit, Assad-i ka lene te kuptohet se posti qe mban nuk eshte gjithçka per te dhe se nuk e perjashton mundesine qe te beje menjane, mundesisht pas zgjedhjeve.

Nese largimi i presidentit eshte ne interes te Sirise, atehere ai duhet te ike, besohet te kete Assad. Nuk duhet te rrish asnje dite me teper ne zyre nese njerezit nuk te duan. Mbetet e paqarte nese pohime te tilla, ende te paverifikuara ne menyre te pavarur, lideri sirian i ka bere per te dhene shenja pajtimi kundrejt nderkombetareve, apo jane thjesht pjese e makinerise se vet te propagandes.

Top Channel