
Arsen venger nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Robin Van Persi, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në vitin 2013. Në një intervistë për tabloidin britanik ‘The Sun’ trajneri francez i Topçinjve të Londrës ka deklaruar se drejtuesit e klubit do të bëjnë të pamundurën për të mbajtur sulmuesin holandez në Emirates Stadium.
‘Duhet të mbajmë Van Persin me cdo mënyrë sepse ne varemi totalisht prej tij. Këtë e kam deklaruar në cdo moment edhe në ato më të vështirat për të. Ajo që shpresoj është që Van Persi të deklarojë se dëshiron të mbyllë karrierën te Arsenali”, tha Venger.
Arsenal e vlerëson kartonin e Van Persit 37 milionë euro, shifër kjo që step disi Juventusin që nuk ofron më shumë se 20 milionë euro. Por nëse torinezët nuk janë në gjendje të bëjnë një shpenzim të tillë, krejtësisht e kundërta ndodh me Mancester Sitin që është gati t’i ofrojë sulmuesit holandez edhe 200 mijë Paund në javë
Top Channel