
Trajneri i Tiranës, Rubio Sanchez ka habitur të gjithë gazetarët në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Gravenmakerin duke deklaruar se edhe bardhblutë janë po aq modestë sa skuadra nga Luksemburgu në Europë.
“Supozohet se kundërshtarët janë modestë. Tirana njihet shumë në Shqipëri, por në Europë është skuadër modeste. Qëllimi ynë në Europë është kalimi i turit, do të mundohemi ta kalojmë turin e parë, pastaj me radhë të tjerat. Gjithsesi kërkoj mbështetjen e tifozëve të Tiranës për sfidën tonë të parë në Europë”, tha trajneri Rubio Sanchez.
Trajneri i Teutës, Hasan Lika ka pohuar se i njeh pak gjeorgjianët ne Metalurg Rustavit.
“Është ndeshja e parë. Është një kundërshtar i fortë, gjithsesi jemi të përgatitur”, tha Lika.
Për Shkëlqim Mucën, trajnerin e Flamurtarit, kualifikimi do të mësohet pas 180 minutash lojë.
“Kemi shumë lojtarë gati për këtë ndeshje. Do të paraqesim më të mirën tonë, me një skuadër që është thuajse e nivelit tone dhe shanset e barabarta”, thotë Muça.
Të trija ndeshjet do të transmetohen në SuperSuport duke nisur nga ora 19:00 me sfidën e Tiranës.
Top Channel