“Siria, arkipelagu i torturës”

04/07/2012 00:15

Organizata për të drejtat e njeriut, “Human Righst Watch” e cilëson Sirinë si “arkipelagun e torturës” duke akuzuar regjimin për krime kundër njerëzimit. 

Janë të pakten 27 qendra ku mbahen te burgosur mijëra persona, që torturohen me acid, gozhdë, ndaj te cileve kryehen abuzime seksuale.

Në burgjet sekrete të kontrolluara nga shërbimet sekrete siriane dhunohen barbarisht dhjetera mijera persona. “Të burgosurit”, thotë organizata me qendër në Nju Jork që mundi të intervistojë më shumë se 200 dezertorë, “rrihen me shkopinj apo tela elektrik”, për të rradhitur më tej, elektroshokun, abuzimet seksuale, shkuljen e thonjve, djegien me acid dhe mbajtjen për orë të tera të të burgosurve në pozicione poshtëruese dhe të dhimbshme.

Një 31 vjecar, i burgosur në provincën Idlib tregoi për metodën e vendosjes së gozhdëve në vesh, të cilat lidheshin me fije elektrike me një bateri makine për të përcuar dridhje elektrike. Madje ai flet për të ashtuquajturën pistoletë elektrike që i ishte vendosur në organin gjenital.

Të intervistuarit nga Humea Rights Watch kanë dëshmuar për qelite e mbipopulluara, për mungesën e ushqimeve ndihmës mjekësore. Ata treguan se si pasojë e torturave disa persona ndërruan jetë.

Sipas organizates që mbikeqyr të Drejtat e Njeriut, përvec 27 burgjeve që kontrollohen nga katër agjensitë kryesore të shërbimeve sekrete të njohura si “Mukhabarat”, rregjimi përdor si burgje edhe stadiumet, shkollat, spitalet dhe bazat ushtarake.

Raporti i Human Rights Watch paraqet përvec hartës së 27 qendrave, edhe rrëfime video të ish-të burgosurve dhe teknikat torturese të rrëfyera nga dëshmitarë apo ata që i kanë pësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA