Një pilot amerikan që nisi të bërtiste se kishte një bombë në fluturim dhe u bllokua nga udhëtarët në panik pasi vendosi në rrezik avionin, u lirua nga akuzat pasi u shpall i sëmurë mendërisht.
Një gjykatë në Teksas deklaroi se piloti i “JetBlue”, Clayton Osbon ishte i paaftë për të logjikuar në momentin e aksidentit, ndonëse më parë një komision vlerësoi se ai mund të përballet me gjyqin.
Sipas gjykatësit, Osbon vuan nga një “sëmundje” apo “goditje e momentit”.
Një seancë e dytë gjyqësore në datën 6 gusht do të vendosë përfundimisht mbi fatin e pilotit, i cili mund të lirohet ose do të përballet me një rigjykim të çështjes.
Kapiteni i fluturimit, Osbon, në një moment doli befas nga kabina e tij dhe nisi të klithte e të bërtiste se kishte bombë në avion dhe se të gjithë do të vdisnin. Ne total, ne ate udhetim ishin te pranishem 135 udhetare.
Pasagjerët e bllokuan, ndërsa ishte ndihmëspiloti ai që uli avionin e linjës Nju Jork-Las Vegas pa asnjë problem në aeroportin më të afërt.
Top Channel