Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama festoi ditën e Pavarësisë bashkë me 25 ushtarët e huaj që morën shtetësinë amerikane.
Gjate fjalimit në Shtëpinë e Bardhe ai tha se emigracioni e ka bërë Amerikën më të fortë duke i dhënë këtij vendi, rolin udhëheqës të shekullit të 21-të.
25 shtetasit e rinj ishin nga 17 vende të ndryshme, Meksika, Kolumbia, Nigeria dhe Rusia.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së përkon me 14 vjetorin e vajzës së Presidentit, Malia-s.
Thuajse një milionë amerikane po e festojnë 4 korrikun, këtë ditë historike, duke u përballur me të nxehtin e madh, mungesë të energjisë elektrike të shkaktuar nga stuhia e ditës së premte që përfshiu zonën lindore të vendit apo nën kërcënimin e zjarreve, në zonën perëndimore të tij.
4 korriku 2012 shënon 236-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë nga sundimi Britanik, dokument që u hartua nga Tomas Jefersoni dhe që u bë simboli më i rëndësishëm i lirisë për amerikanët.
Anembanë Shteteve të Bashkuara, flamuri me ngjyrat e tij të kuqe, të bardhë dhe blu po valëvitet si simbol i lirisë së vendit.
Top Channel