Shqipëria ka ngjitur 4 pozicione në renditjen e FIFA-s të muajit korrik duke u renditur në vendin e 75 me 448 pikë.
Disa nga skuadrat që ka lënë pas kombëtarja jonë (dhe me vlerë për tu përmendur) janë Izraeli (82), Lituania (90) dhe Bullgaria (92).
Spanja ka thelluar diferencën në krye të renditjes pa fitores së EURO 2012, ndërsa Italia finaliste është rikthyer në dhjetëshen e parë pas arritjes në finalen e turneut të organizuar në Ukrainë dhe Poloni.
Vendi i dytë vazhdon të mbahet nga Gjermania, e ndjekur nga Uruguaji. Në vend të katërt ngjitet Anglia.
Vlen të përmendet dalja nga dhjetëshja e parë e Brazilit, që tashmë rentitet në vend të 11, pozicioni më i ulët në historinë e Seleçaos.
Gjatë muajit qershor janë luajtur 133 ndeshje ndërkombëtare: 31 ndeshje të EURO 2012, 60 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Brazil 2014”, 15 ndeshje për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe 27 miqësore.
Top Channel