
Milani ka mbyllur portofolin duke ua bërë të qartë të gjithë futbollistëve që kanë pretendime për rritje page, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, të paktën deri në muajin janar.
Administratori i Deleguar u kuqezinjve, Adriano Galliani deklaroi se nuk do të ketë kurrëfarë rritje page për asnjë futbollist. Ai pranoi se Thiago Silvas iu rrit paga me kontratën e re 3-vjeçare, pasi ishte një lojtar i kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha të Europës dhe Milani nuk mund të privohej nga shërbimet e tij.
Por megjithë deklaratën e Gallianit, pritet që edhe Boateng të përfitojë rritje page. “Janë cështje private të klubit. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë kanë paga shumë të larta, pra s’do të ketë asnjë prekje për asnjë pagë, për asnjë futbollist”, tha Galliani.
Sa i përket merkatos, numri dy i kuqezinjve tha se në shënjestër të Milanit janë disa emra, por nuk pranoi të bëjë publik asnjë prej tyre.
Top Channel