Meksikë, humbësi kërkon rinumërim të votave

04/07/2012 08:00

Andres Manuel Lopez Obrador, i partisë PRD, ka kërkuar një rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve presidenciale në Meksikë.

“Për të mirën e demokracisë dhe të vendit, të gjitha votat duhet të numërohen edhe një herë nga e para”, është shprehur kandidati i cili është i dyti kur janë numëruar 99% e votave deri tani.

Obrador refuzon të pranojë fitoren e Pena Nieto sepse sipas tij janë thyer rregullat zgjedhore. Nieto ka një avantazh prej 6 pikë përqindje ndaj Obrador dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin ditën e sotme.

Edhe në vitin 2006 kur humbi zgjedhjet ndaj Felipe Calderon, Obrador nisi një seri protestash në rrugë që zgjatën disa muaj.

Obrador e akuzon Nieton e PRI-së se ka shpenzuar më shumë se sa lejohet nga buxheti elektoral.

PRI-ja ka qeverisur Meksikën për 71 vite derisa në vitin 2000 humbi zgjedhjet presidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA