
Mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, akujt kanë nisur të shkrihen.
Pas ndjesës se Washingtonit për vrasjen e 24 ushtarëve pakistaneze në
muajin nëntor, Islamabadi ka vendosur të rihapë rrugët e rëndësishme të
furnizimit për karvanet e NATO-s.
Shtetet e Bashkuara do te mund te kursejne keshtu miliona dollare ndersa pergatisin terheqjen nga Afganistani, aq me teper qe nga pala pakistaneze kane marre garanci, se nuk do ta rrise pagesen e tranzitit.Zbutja e toneve mes dy aleateve te vjeter te luftes kunder terrorizmit, erdhi pas nje telefonate te sekretares se shtetit Hillary Clinton me homologen e saj pakistaneze, Hina Rabbari Khar, ku te dyja pranuan gabimet e bëra në incidentin që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë, përgjatë kufirit afgan.
Klinton rrefeu se kish shprehur keqardhje për humbjet e pësuara ne kete rast por edhe pergjithesi nga ushtria pakistaneze ne luften kunder terroristëve.Islamabadi kishte dashur të kërkohej falje e plotë pas incidentit, por deri tani, zyrtarët amerikanë ishin shprehur vetëm se ndjenin “keqardhje të thellë” dhe kishin ofruar “ngushëllime të sinqerta.”
Sherri shtate mujor per rruget e furnizimit i shkaktoi deme te jashtezakonshme marredhenieve amerikano-pakistaneze dhe pergjate gjithe kesaj kohe, asnjera nga palet nuk pranonte te terhiqej e para. Gjithshka nisi ne nentor, kur 24 ushtare te Pakistanit u vrane nga nje sulm ajror amerikan mbi dy postblloqe ne kufirin me Afganistanin.
Zyrtaret afgane u shfajesuan asokohe duke thene se forcat e NATO-s qelluan pas te shtenave nga ana pakistaneze e kufirit, pretendime te cilat Islamabadi i mohoi me force. Marredheniet mes dy vendeve ne fakt kishin nisur te jepnin shenja ftohjeje pergjate gjithe vitit te kaluar, por tensionet mberriten nivele kritike pas vrasjes se liderit te Al Kaedes, Osama bin Laden ne Pakistan nga forcat speciale amerikane.
Top Channel