Gjermani, viktima dhe frikë gjatë një pengmarrjeje

04/07/2012 00:00

Frikë në Karlsruhe, në Gjermaninë veriperëndimore, ku një burrë hapi
zjarr, mori peng disa persona, ndërsa katër persona rezultojnë të
vdekur.

Sipas njoftimeve të fundit të policisë vendase, mes viktimave mund të jetë edhe pengmarrësi.

“Mund të jenë dy ose tre pengje Karlsruhe, të gjithë burra”, tha në momentin e parë të ngjarjes shefi i policisë lokale Joergen Schoefer. Mes pengjeve nuk ka asnjë fëmijë.

“Hapja e zjarrit ndodhi kur përmbaruesit u përpoqën që të largonin nga apartamenti banorët të cilët nuk kishin paguar qiranë. Në këtë moment një burrë hapi zjarr dhe mori peng disa persona”, tha zyrtari i policisë.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e tjera mbi të cilat është zhvilluar ngjarja e rëndë.

Top Channel