Bajern Mynih nis punën

04/07/2012 00:00

Bajerni i Mynihut zbret sërish në qendrën stërvitore për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Me këtë rast skuadra bavareze bëri edhe prezantimin e futbollistëve të rinj dhe Drejtorit të ri Sportiv të Klubit Matias Samer.

Synimi i Bajernit të Mynihut në këtë sezon është që të rikthehet të fitorja e kampionatit pas 2 sezonesh të dominuar nga Borusia e Dortmundit dhe për këtë presidenti Uli Hënes kërkon ndihmën e Matias Samer, ish-drejtori sportiv në Federatën Gjermane të futbollit.

‘Mendoj se  Samer do të na ndihmojë shumë në arritjen e sukseseve në 4-5 vitet e ardhshme. Ai i njeh shumë mirë lojtarët duke qenë se i ka ndjekur nga afër gjatë kohës që punonte në Federatë”, tha Hënes.

Matias Samer, është një emër shumë i njohur i futbollit gjerman dhe europian. Në vitin 1996 ai fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë si dhe Topin e Artë të atij viti, ndërkohë që në 1997 më pas fitoi Ligën e Kampioneve me Borusian e Dortmundit.

Samer filloi punën në Federatën gjermane në 2006 dhe kishte një kontratë me të deri në 2016. Matias Samer ka shfaqur aftësitë e tij edhe si trajner. Në vitin 2002 ai drejtoi Borusian e Dortmundit me të cilin fitoi edhe titullin në Bundesligë, kur ishte vetëm 34 vjec.

Top Channel