
E ardhmja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në një përqindje të madhe varet nga Rusia, por duket se Moska nuk është e gatshme të diskutojë me Uashingtonin për këtë pikë.
Disa media amerikane dhe të tjera ndërkombëtare deklaruan për një lëvizje të fshehtë të amerikanëve duke u propozuar rusëve t’i japin azil politik Assadit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe Siria të shkojë drejt tranzicionit paqësor duke hequr dorë nga dhuna.
Por zv/ministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov hodhi poshtë të gjitha këto zëra.
“Ne nuk diskutojmë, dhe as nuk kemi ndërmend të diskutojmë me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e presidentit të Sirisë”, tha Riabkov.
Ndërkohë, në vend vazhdojnë luftimet mes forcave opozitare dhe atyre qeveritare, ndërsa Human Right Ëatch flet për krime monstruoze të regjimit ndaj civilëve, duke mos kursyer as fëmijë dhe gra. HRË në një raport të sajin thotë se shitja e armëve, si për regjimin e Assad ashtu edhe për forcat rebele, po përshkallëzon dhunën e po rrit viktimat, pa cuar në një zgjidhje të konfliktit.
Top Channel