Shkaku i vdekjes së ish-liderit historik palestinez Jaser Arafat, mund të ketë qenë poloniumi, një substancë radioaktive gjurmët e së cilës janë gjetur edhe në vrasjen e “agjentit 007” rus, Litvinenko që vdiq në Londër në rrethana që mbeten të dyshimta edhe sot e kësaj dite.
Hipoteza vjen nga analizat laboratorike të kryera në Zvicër, të cituara në një dokumentar të televizonit arab Al Jazeera.
“Shqyrtimi i sendeve personale dhe mostrat biologjike treguan nivele të konsiderueshme të poloniumit”, tha drejtori i Institutit për Fizikën e rrezatimit në Lausanne.
Arafat, ish-laureat i cmimit “Nobel”, i cili vdiq në nëntor të vitit 2004, kaloi një pjesë të mirë të jetës duke u munduar të mbronte të drejtat dhe njohjen nga Izraeli të popullit të tij. Shkaku i vdekjes së tij mbeti i panjohur.
Top Channel