
Mediat e profetizuan një ditë më parë dhe parashikimi i tyre nuk doli i
gabuar. Pak pas dorëheqjes së presidentit të Barclay`s, ka vendosur te
largohet edhe drejtori ekzekutiv i bankes, Bob Diamond.
Javen e kaluar, institucioni financiar i konsideruar nder me te rendesishmit jo vetem ne Britani, por edhe ne bote, mori nje gjobe rekord per tentativat e manipulimit te normes se tregut nderbankar te kreditit, Libor. Diamond deklaroi se po dorehiqej per shkak se presioni i jashtem mbi banken, rrezikon te demtoje rende imazhin e saj.
“Qellimi im ka qene gjithmone te beja ate qe besoja se ishte ne mire te barclay`s. asnje vendim nuk ka qene me i veshtire per mua se ky qe po marr tani, por nuk mund te lejoj te cenohen interesat e bankes”, tha Bob Diamond, drejtor ekzekutiv i Barclay’s.
Kthesa e Diamond qe e menjehershme. Te henen 60-vjeçari u betua te qendronte, por duket presionet politike kane qene aq te medha sa e kane detyruar te terhiqet menjehere pas nje karriere 15-vjeçare ne banke dhe vetem 18 muajsh ne postin drejtues.
Kancelari George Osborne e pershendeti vendimin duke e cilesuar si hapin e pare drejt nje kulture te re pergjegjshmerie ne sistemin bankar britanik. Bordi drejtues i Barclay`s ka nisur sakaq auditimin e praktikave te tij te biznesit, i cili do te drejtohet nga nga nje organizem i pavarur.
Banka premton rishikimin rrenjesor te praktikave te saj, zotohet te beje publik raportin e rezultateve te auditimit, ndersa do te vendose gjithashtu nje kod te ri te detyrueshem veprimi per te gjithe stafin.
Top Channel