Rritet papunësia në Eurozonë

03/07/2012 00:00

Papunesia në Eurozonen 17 anëtarëshe mbërriti një tjetër nivel rekord në
muajin maj. E llogaritur në 11 për qind, ajo shenon cakun me te larte
qe nga hedhja ne qarkullim e euros ne vitin 1999.

Mbi 17 milione vete jane te papune sot ne zonen e monedhes se perbashket, rreth 2 milione me shume se nje vit me pare. Problemet me te medha, nga sa tregojne statistikat e Eurostat-it i ka Spanja dhe Greqia, dy vende te zhytura ne borxhe, ku sidomos per kete te dyten, ekziston qe situata reale te jete edhe me keq nga sa tregojne raportet.

Shkak per kete behet fakti qe Athina nuk i ka rifreskruar te dhenat e punesimit qe prej muajit mars. Spanja numeron nje ne kater punetore si te papune dhe ne kete gjendje jane pothuajse gjysma e te rinjve te vendit.

Ndersa punedhesit me ne veri vazhdojne te shfaqen me pak te prekur nga kriza ekonomike qe ka gjunjezuar eurozonen. Niveli i papunesise ne Gjermani ishte gjate majit 5,6%, ai i Luksemburgut 5,4%, Hollandes 5,1 dhe Austrise, gjithmone me i uleti me 4,1%.

Ngerci fiskal vazhdon ta mbaje te mberthyer zonen e Euros dhe kete e deshmoi qarte edhe udhetimi i nje delegacioni te trojkes europiane drejt Qipros ku do te diskutoje kushtet e paketes se shpetimit per bankat e vendit te ekspozuara ndjeshem ndaj borxhit grek. Greqia vete pretendon me shume kohe per zgjidhjen e problemit te huave dhe per shpenzime te orientuara drejt rritjes ekonomike, te cilat te ndihmojne ne krijimin e vendeve te reja te punes.

Top Channel