Kampionati kombëtar, aksidentohet çiklisti

03/07/2012 00:00

Etapa e radhës në kampionatin kombëtar të çiklizmit në Shqipëri, ka regjistruar një aksident për njërin nga protagonistët, por që fatmirësisht nuk ka rrezikuar shëndetin e sportistit.

Aksidenti u regjistrua në etapën e nisur në Manëz për kronometër individual, shumë pak metra larg finishit, kur një mjet tip Volksvagen Golf përplasi një ciklist të Tiranës duke e dëmtuar.

Ciklisti i lënduar mori menjëherë ndihmën mjekësore ndërsa kjo ngjarje nuk e cënoi rivalitetin e etapës së gjatë 24 kilometra për kategorinë elitë. Në fundin e garës, në vendin e parë u rendit ciklisti Erges Zhupa, ndërsa pak sekonda pas tij doli Ylber Sefa i skuadrës së Tiranës.

Shpat Karaj u rendit në shkallën më të ulët të podiumit në etapën e radhës në kampionatin kombëtar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta