Ciklizëm, Sagan fiton etapen e tretë

03/07/2012 00:00

Peter Sagan, talenti i ri i ciklizmit botëror ka dhënë një tjetër spektakël në fund të etapës së tretë të turit të Francës. Me një lehtësi të pabesueshme sllovaku ka bërë një sprint në metrat e fundit duke e mbyllur i pari edhe garën e tretë, vetëm 1 sekondë më shpejt se Boasson Hagen, Velits dhe Cancellara.

Etapa e tretë është karakterizuar nga shumë rrëzime të ciklistëve, ndërkohë që i pafat ishte Bradley Wiggins i cili për shkak të një rrëzimi në km e fundit u vonua në finish, duke bërë që britaniku të mbetet i dytë në klasifikimin e përgjithshëm po 7 sekonda më vonë se zvicerani Fabian Cancellara që vazhdon të mbajë kryesimin.

Të mërkurën etapa e katërt do të jetë e gjatë  214 km me disa vështirësi të vogla, por me pamje të mrekullueshme pasi do të jetë garë gjatë bregdetit francez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta