Spanjë, pritje heronjsh për kombëtaren

02/07/2012 21:45

Kombëtares spanjolle iu rezervua një pritje heronjsh, në kthimin e tyre në atdhe pasi rishkruan historinë e futbollit botëror.

Me suksesin në finalen e Euro 2012, të fituar 4-0 përballë Italisë, kombëtarja iberike u shndërrua e para në histori që arrin të fitojë në tre kompeticione të mëdha radhazi (dy Europianë dhe një Botëror).

Në uljen e avionit me ekipin fitues në Madrid, flamurët spanjollë u shpalosën nga kabina e pilotëve, ndërsa kapiteni Iker Casillas ishte i pari që doli nga kabina e avionit, duke ngritur në qiell kupën për herë të dytë brenda 24 orëve.

Menjëherë pas mbërritjes, ekipi udhëtoi për në pallatin presidencial në Madrid, ku për rreth një orë, mbreti Juan Carlos dhe pjestarët e tjerë të familjes mbrëtërore përgëzuan heronjtë e “la roja”-s dhe realizuan fotografitë zyrtare.

Mbreti Juan Carlos, nga ana e tij, e cilësoi suksesin e kombëtares si një “moment të lavdishëm të kombit spanjoll, një shprehje e lartë uniteti dhe krenarie, në një moment të vështirë për shumë bashkëkombas të tyre”.

Pas vizitës në pallatin presidencial, festa vazhdoi me qindra mijëra madrilenë, të cilët pushtuan sheshet kryesore dhe qëndrën e kryeqytetit, ku parakaloi në mënyrë festive autobusi i hapur me të gjithë futbollistët mbi të.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA