Nënkampionët kthehen në shtëpi
02/07/2012 23:00
Edhe pse nuk arriti të ngrejë trofeun e kampionit, edhe Italia e Prandellit është pritur nga shumë tifozë në aeroportin e Romës.
Anëtarë të familjeve të futbollistëve italianë dhe fansa të përfaqësueses “azzure” i kanë uruar mirëseardhjen nënkampionëve të Europës të cilët bënë një paraqitje shumë të mirë në Poloni dhe Ukrainë.
Ashtu si spanjollët edhe italianët janë pritur nga presidenti Xhorxhio Napoletano, i cili ka falënderuar një për një të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për këtë dhuratë kaq të bukur që i bënë popullit italian në këtë situatë të vështirë ekonomike.
Top Channel