Fernando Torres, “Këpuca e Artë” e EURO 2012

02/07/2012 08:30

Goli i realizuar nga Fernando Torres në goleadën 4-0 të finales së EURO 2012 i dha sulmuesit spanjoll çmimin “Këpuca e Artë” i turneut.

Torres ka shënuar 3 gola (dygolësh ndaj Irlandës dhe gol ndaj Italisë), po aq sa Mario Balotelli, Mario Gomez, Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Alan Dzagoev, por çmimi iu akordua futbollistit të Chelsea sepse kishte më shumë pasime për gol se të tjerët.

Ja klasifikimi i golshënuesve në EURO 2012:

3 gola
– Mario Gomez (Gjermani); Mario Mandzukic (Kroaci); Fernando Torres (Spanjë); Mario Balotelli (Itali); Cristiano Ronaldo (Portugali); Alan Dzagoev (Rusi)

2 gola
– Nicklas Bendtner dhe Michael Krohn-Delhi (Danimarkë); Cesc Fabregas, David Silva dhe Xabi Alonso (Spanjë); Dimitrios Salpingidis (Greqi); Vaclav Pilar dhe Petr Jiracek (Republika Ceke); Zlatan Ibrahimovic (Suedi); Andriy Shevchenko (Ukrainë)

1 gol – Lukas Podolski, Lars Bender, Sami Khedira, Miroslav Klose, Marco Reus, Mesut Özil dhe Phllip Lahm (Gjermani); Nikica Jelavic (Kroaci); Jordi Alba, Juan Mata dhe Jesús Navas (Spanjë); Samir Nasri, Jeremy Menez dhe Yohan Cabaye (Francë); Fanis Gekas, Giorgos Karagounis dhe Georgios Samaras (Greqi); Rafael Van der Vaart dhe Robin Van Persie (Hollandë); Joleon Lescott, Wayne Rooney, Andrew Carroll, Theo Walcott dhe Danny Welbeck (Angli); Sean St.Ledger (Irlandë); Antonio Cassano, Di Natale dhe Andrea Pirlo (Itali); Robert Lewandowski dhe Jakub Blaszczykowski (Poloni); Silvestre Varela, Pepe dhe Helder Postiga (Portugali); Roman Shirokov dhe Roman Pavlyuchenko (Rusi); Olof Mellberg dhe Sebastian Larsson (Suedi).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA