EURO 2012, 23-shja më e mirë e turneut

02/07/2012 23:25

Në fund të turneut Euro 2012 është përcaktuar edhe ekipi më i mirë nga një staf teknik që kishte në përbërjen e tij emra potencialë në futbollin botëror sic janë Fabio Kapelo apo Gerard Hulier.

Ekipi përbëhet nga 23 lojtarët më të mirë që morën pjesë në kampionat ku padyshim që Spanja, Kampione e Europës, ka edhe pjesëmarrjen më të madhe me 10 lojtarë, e ndjekur nga finalistja tjetër Italia dhe gjysmëfinalistja Gjermania me nga 4 lojtarë, si dhe Portugalia me tre.

Gjithashtu bien në sy edhe dy emra të tjerë, ekipet e të cilëve pavarësisht se nuk shkuan më tej se faza e grupeve dhe cerekfinalja ata e bënë mjaft mirë punën e tyre, sic janë kapiteni i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic dhe kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard. 

Ja dhe 23 lojtarët më të dalluar të Euro 2012:            

Portierë:
Iker Casijas (Spanjë), Xhanluigi Bufon (Itali),  Manuel Nojer (Gjermani).

Mbrojtës: Fabio Coentrao (Portugli), Filip Lahm (Gjermani), Gerard Pike (Spanjë), Pepe (Portugali), Sergio Ramos (Spanjë), Jordi Alba (Spanjë).

Mesfushorë: Steven Gerrard (Angli), Daniele de Rossi (Itali), Xavi Hernandez (Spanjë), Sami Khedira (Gjermani), Sergio Buskets (Spanjë), Andrea Pirlo (Itali), Xabi Alonso (Spanjë), Mesut Ozil (Gjermani), Andres Iniesta (Spanjë).

Sulmues: Cesc Fabregas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), David Silva (Spanjë), Mario Balotelli (Itali).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA