Izrael, ndërron jetë ish-kryeministri Shamir

01/07/2012 08:10

Ish-kryeministri i Izraelit, Yitzhak Shamir, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në moshën 96-vjeçare.

Në shpalljen e lajmërimit të vdekjes së tij, kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, çmoi besnikërinë dhe devotshmërinë e thellë të Shamir ndaj kombit të Izraelit.

Gjithashtu udhëheqës i partisë “Likud”, i ndjeri drejtoi vendin hebre si kryeministër në vitet 1983-84 dhe 1986-1992.

Gjatë drejtimit të tij, Shamir fitoi reputacionin e një anti-palestinezi të vendosur. “Ai ishte pjesë e një brezi të mrekullueshëm që dha kontribut për krijimin e shtetit tonë dhe luftoi për brezat e ardhshëm të izraelitëve”, deklaroi Netanyahu.

I lindur në Poloni në vitin 1915, Shamir u zhvendos në Palestinën e zotëruar nga britanikët në adoleshencë. Babai, nëna dhe motrat e tij u vranë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Në Palestinë, ai iu bashkua forcat paraushtarake që luftonin për krijimin e një shteti hebre dhe pas themelimit të Izraelit në 1948, luajti për disa dekada një rol aktiv në shërbimet sekrete të “Mossad”, deri në nisjen e karrierës politike në 1970-n.

Shamir ishte një prej mbrojtësve të ideve të një Izraeli të madh, duke pretenduar se vendit të tij i përkisnin të gjitha tokat që nga Deti Mesdhe, deri në lumin e Jordanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA