
Të enjten në mbrëmje ndeshja e Euro 2012, Itali-Gjermani përcolli emocione të shumta edhe në ambientet ku futbolli nuk është shumë i pranuar.
Një gjë e ngjashme ndodhi në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel, ku po
zhvillohet samiti i liderëve europianë, që nga ana e tyre po luajnë
“ndeshjen” e shpëtimit të euros.
Megjithatë ¾ e sallës së shtypit ishte e përqëndruar tek derbi klasik që po luhej në Varshavë.
Befas presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ngrin shpresat e atyre gazetarëve që shpresonin të ndiqnin takimin në ekranin e sallës së shtypit në Bruksel.
“Këtu po bëjmë gjëra serioze”, tha ai, kaq duhej që kërkesa e gazetarëve për të ndjekur një prej takimeve më të rëndësishme të këtij Europiani të anulohej.
Top Channel