Policia ka arrestuar nje shtetas 24-vjecar dhe ka shpallur ne kerkim
disa te tjere, pasi kane kanosur dhe goditur pronaret e firmes se
ndertimit “Pelivani”, ndersa nje prej tyre ka goditur me thike nje prej
punonjesve te kesaj firme.
Kontradita mes disa familjeve qe kane patur banesat ne nje toke ku eshte eshte ndertuar pallati, thellohet edhe me tej. Historia u be e njohur per mediat dy muaj me pare, kur shtate gra kercenuan me hedhje nga tarraca nese nuk do te zgjidhej problemi i tyre.
Te afermit e tyre kane vijuar me kanosjen e pronareve te kesaj firme, nderkohe qe nje prej tyre ka goditur me thike edhe dy roje te kesaj firme. Komisariati i policise numer gjashte kreu arrestimin e nje 24-vjeçarit Dashnor Lilaj, ndersa eshte ne kerkim te vellezerve Bledi e Besmir Peca nen akuzen e plagosjes se rende.
Top Channel