SHBA, zjarret përfshijnë 7 shtete

28/06/2012 03:15

Më shumë se 32.000 njerëz janë larguar nga qyteti i dytë më të madh i Kolorados për shkak të zjarreve që kanë goditur zonën përreth sëbashku me gjashtë shtete të tjera amerikane.

Trafiku dhe tymi i dendur bllokuan rrugët, ndërsa njerëzit përpiqeshin të linin Kolorado Springs dhe një akademi të Forcave Ajrore aty pranë.

Urdhërat për evakuim janë lëshuar për pjesën më të madhe të qyteteve pasi zjarri u dyfishua në madhësi teksa kaloi mbi 62 kilometra katrore. Rreth 800 zjarrfikës kanë ardhur në ndihmë.

Presidenti Barack Obama do të udhëtojë në zonat e prekura ditën e premte.

Zjarret përfshinë edhe Montanën, Wyoming, New Mexicon, Arizonën, Californinë dhe Utah.

Në Utah, një trup u gjet mes rrënojave dhe hirit të shkaktuar nga flakët në jug të Salt Lake City-t.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA