Rritja e çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ndërhyn me masa emergjente për ushqimet dhe karburantet Monarkja britanike ka bere ate qe shume vete nuk mendonin se do te
ndodhte gjate sundimit te saj. Martin Meginis ish-komandanti i larte i
IRA-s qe luftonte kunder pushtimit britanik te Irlandes se Veriut, ka
shtrenguar duart me Mbretereshen gjate vizites se saj ne kete territor
britanik.
Shkembimi i duarve fillimisht eshte zhvilluar privatisht, por percjelljet jane lejuar te filmohen nga kameramanet dhe fotografet ne nje marreveshje paraprake mes Pallatit Mbreteror dhe mikpritesve.
Nuk eshte hera e pare qe Mbreteresha, si Kreu i Komenuellthit britanik ose ish kolonive,eshte takuar edhe me perfaqesues qe dikur kane luftuar kunder sundimit britanik, por takimi i sotem me ish komandantin e IRA-s, sot zëvendëskryeminister ne qeverine e Irlandes se Veriut, eshte shume i vecante.
Kjo pasi IRA ka vrare kushëririn e Mbretreshes, Lordin Louis Mountbatten ne vitin 1979. Lordi Montabatten ishte xhaxhi i burrit te Mbretëreshes Princit Filip dhe u vra ne nje atentat, kur anija e tij shpertheu ne Republiken e Irlandes. Tre vete humben jeten, perfshi edhe nipin e tij 14-vjecar nga ky atentat.Takimi historik ne Belfast ndodh 14 vjet, pasi IRA nderpreu betejen e saj ndaj pretendimit britanik per provincen dhe eshte nje tjeter gur kilometrik dhe sipas te gjitha gjasave i fundit ne procesin e paqes, sukesi i te cilit konsiderohet si etalon studimor per konflikte te ngjashme ne bote.
Top Channel