Kina ofroi ngritjen e një fondi prej 10 miliardë dollarësh për kreditimin e ekonomive të Amerikës së Jugut për ngritjen e projekteve madhore infrastrukturore.
Propozimi u realizua nga kryeministri kinez, Wen Jiabao, i cili është duke zhvilluar një tur vizitash në rajon.
Jiabao propozoi gjithashtu një marrëveshje të tregëtisë së lirë midis superfuqisë së dytë ekonomike më të madhe në botë dhe bllokut tregëtar “Mercosur”, që bashkon Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe Paraguajin.
Sipas ekspertëve, Kina është duke u përpjekur që të sigurojë një treg të ri investimesh për resurset e saj të mëdha.
Aktualisht, Pekini është zotëruesi më i madh i rezervës së monedhës së huaj në botë, ndërsa vendi është i pajisur me ekspertizën dhe kapacitetet e nevojshme financiare për të financiar projekte madhore.
”Qeveria Kineze është e gatshme të ofrojë mbështetje financiare për të gjithë vendet e rajonit që janë të interesuara për këtë”, deklaroi kryeministri Wen, sipas “Reuters”.
Top Channel