
Persona të armatosur mësynë një stacionin televiziv pro-qeveritar në Siri dhe vranë shtate persona.
Sipas agjensisë së lajmeve “Sana”, ata i vunë flakën redaksisë së lajmeve në televizionin”Ikbarija” që ndodhet në jug të Damaskut. Aty humben jetën gazetarë dhe roje të sigurisë.
Korrespondenti i BBC-së, Xhim Mjur që ndodhet në Liban raportoi se Televizioni Shtetëror Siriane ndali transmetimet për të shfaqur drejtëpërsëdrejti sulmin në ndërtesën e televizionit “Ikbaria” në qytetin Drusha, 200 km në jug të kryeqytetit sirian. Televizioni shtetëror shfaqi pamje të ndertesës së djegur dhe zjarrit që përhapej me shpejtësi.
Ministri Sirian i Informacionit, pasi vizitoi vendngjarjen, tha se disa prej viktimave u rrëmbyen, u lidhën dhe u vranë mizorisht.
Të hënën, kanalit televiziv iu vendosën sanksione nga Bashkimi Europian. Sulmi vjen pas përleshjeve në Damask, të përshkruara nga aktivistet e opozites si më të rëndat deri tani.
Dhjetëra persona u vranë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër shpjegoi se sulmi ndodhi pranë Gardës së Republikës, e cila drejtohet nga vellai i presidentit, Maher Al-Assad.
Më herët, presidenti Al-Assad, në mbledhjen e qeverise foli për “luftë të vërtetë” në vend. Ai kritikoi vendet që kanë bërë thirrje për largimin e tij nga pushteti duke thene se “perëndimi gjithonë merr, po asnjëherë nuk jep dhe kjo është provuar tashmë”.
“Siç e thashë në fjalimin tim në Parlament, ne po jetojme një gjendje lufte të vërtetë nga të gjitha anet. Ndërsa jetojmë këtë situatë, e gjithë politika, palët dhe sektorët duhet të drejtohen për ta fituar këtë luftë”, tha al-Assad.
Zyrtaret e Sherbimeve Sekrete Amerikane besojne se pavaresisht dezertimeve të fundit, rrethi i tij i afert i qendron besnik. Sipas OKB-së, në Siri, të pakten 10 mijë persona kanë humbur jetën prej nisjes së kryengritjes marsin e vitit të kaluar. Ndërsa për Qeverine Siriane jane vrarë nga grupet terroriste mbi 6 100 civilë.
Top Channel