Berlusconi, tërhiqet akuza e evazionit

27/06/2012 20:50

Një gjykatë në Romë mbylli çështjen e evazionit fiskal ndaj ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlosconi, për shkak të tejkalimit të afateve të lejuara me ligj për shqyrtimin e çështjes.

11 persona të tjerë të lidhur me çështjen u liruan nga akuzat. Sipas Prokurorisë, kishte prova se rrjeti gjigant televiziv “Mediaset” kishte fshehur të ardhurat nga taksat.

Berlusconi, i cili dha dorëheqjen në nëntor pas nuk mundi të kalonte buxhetin për vitin e ardhshëm, është duke u gjykuar paralelisht në dy çështje të tjera.

“Kavalieri” akuzohet se ka paguar një prostitutë minorene dhe gjithashtu për publikimin e një përgjimi të fituar në mënyrë të paligjshme.

Vetë 75-vjeçari është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që janë ngritur ndaj tij dhe ka akuzuar kundërshtarët politikë, si montues të një “kryqëzate” kundër tij, në mënyrë që ta largojnë nga jeta politike e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA