Argjentinë, peshkopi jep dorëheqjen pas skandalit
27/06/2012 08:00
Papa ka pranuar dorëheqjen e një peshkopi argjentinas pas publikimit të fotove të tij i përqafuar me një femër në një plazh në Meksikë.
Peshkopi Fernando Bargallo fillimisht tha se gruaja ishte një shoqe fëmijërie, por më pas pranoi se kishte me të një lidhje dashurie.
Monsinjor Bargallo ishte peshkop i dioqezës së Merlo-Moreno.
Vatikani do e zëvendësojë atë me Monsinjor Alcides Jorge Pedro Casaretto.
Top Channel