Rrëzimi i avionit turk, mbledhje urgjente e NATO-s

26/06/2012 00:00

NATO zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme për avionin turk që u
godit nga trupat siriane. Për Ankaranë, ishte një kërcënim serioz për
paqen në rajon.

Një zyrtar i Aleancës- i cituar nga agjensia e lajmeve Associated Press tha se ambasadori turk do të informoje për incidentin, por nuk pritet te merret ndonje vendim specifik. Këshilli i Atlantikut te Veriut- i cili perbehet nga ambasadoret e 28 vendeve anetare- punon mbi bazen e konsensusit duke miratuar cdo veprim.

Turqia, një anetar i NATO-s kërkoi një takim urgjent të ambasadoreve te aleances në Bruksel, duke iu referuar Nenit 4 të traktatit themelues te Aleancës, qe i jep te drejte cdo shteti anetar per te kerkuar konsultime nëse beson se siguria e vendit është vene ne rrezik.

Kjo është hera e dytë në historine e NATO-s qe nje vend anetar i referohet Artikullit 4. Në vitin 2003, Turqia kërkoi ndihmën, për të garantuar sigurinë e vendit ndersa zhvillohej lufta në Irak.Zv/kryeministri turk tha te henen-gjate mbledhjes se qeverise- se incidenti nuk mund të mbetet pa dënuar, por- nga ana tjeter- nuk do të ndermerret ndonje veprim ushtarak.

Bulent Arinc e cilesoi goditjen dhe rrezimin e avionit si aktin me te larte armiqesor duke thene se nuk do te mbetet pa ndeshkim, por qellimi nuk eshte te shkohet ne lufte.Përmes nje letre drejtuar Këshillit të Sigurimit, autoritetet turke e përshkruan incidentin si “një akt armiqesor kundër sigurisë kombetare të vendit të tyre, por nuk i kërkuan të ndërmarrë ndonjë hap”. Tensionet mes dy vendeve u shtuan te henen, pasi Turqia akuzoi fqinjin se qelloi nje tjeter avion ushtarak. Arinc tha se avioni- i vene ne kerkim te F4 Fantomit nuk u rrezua. Sirianet ndaluan cdo goditje pas paralajmerimit nga pala turke.

Top Channel