Koreja e Jugut i bashkohet embargos ndaj Iranit

26/06/2012 16:30

Korea e Jugut deklaroi se do të ndalojë të gjithë importimet e naftës iraniane nga data 1 korrik, duke iu bashkuar kështu bojkotit të shpallur më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Embargo e naftës është pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit zyrtar, për shkak të ambicieve të tij bërthamore dhe avancimit të realizuar në pasurimin e uraniumit.

Nafta është burimi kryesor i eksportit të Iranit dhe Uashingtoni e Brukseli janë përpjekur të bindin Iranin të heqë dorë nga programi nuklear, nëpërmjet trysnisë ekonomike.

Korea e Jugut është vendi i parë aziatik që shpall vendimin për të ndërprerë të gjithë importet e karburanteve nga Irani.

Megjithatë, Seuli zyrtar u tregua i kujdesshëm që të justifikonte bllokadën me çështje teknike.

”Bashkimi Europian do të ndalojë kompanitë e tij të sigurimeve që të ofrojnë sigurime për importet iraniane të naftës. Duke qenë se kompanitë tona janë të lidhura me kompanitë europiane të sigurimeve, nuk mund të vazhdojnë rrjedhimisht që të realizojnë importe pas datës 1 korrik”, deklaroi një zëdhënës qeveritar në Korenë e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA