
Bashkimi Europian do të zgjerojë kufijtë e pushtetit me rishikimin e
buxheteve kombëtare për vendet e eurozonës, te cilet shkelinin rregullat
e borxhit dhe ato te deficitit.
Propozimi do të diskutohet në samitin e Bashkimit Europian-sipas projekt/raportit qe u publikua ne prestigjozen “Financial Times”. Propozimet janë pjesë të një plani ambicioz për ta shndërruar eurozonën në “një unionin fiskal” më të ngushtë, duke i dhënë Brukselit më shumë pushtet, për të vepruar si një “Ministri e Financave” për të 17 anetaret e unionit monetar.
Keto propozime do te prezantohet në samitin e BE-se, në të cilin nënvizohen edhe planet për unionin bankar dhe ate politik. Berlini ne fakt kerkoi kontrolle me strikte per buxhetet kombetare dhe kjo duket si nje perpjekje per ta detyruar qeverine gjermane te mbeshtese eurobondet.
Megjithese projektpropozimi nuk flet per eurobondet, sygjeron hapa te perkoheshem, si studimin e borxhit afat-shkurter. Propozohet gjitashtu edhe krijimi i nje Banke te BE-se e cila do te mbikeqyre te gjithe bankat e unionit. Masat shkojnë përtej planeve të paraqitura nga Komisionit Europian, vitin e kaluar, që i jepnin Brukselit pushtetin për të rishikuar buxhetet perpara se keto t’i paraqiteshin parlamenteve kombetare, por jo autoritetin për të diktuar ndryshime.
Katër bashkë-autoret jane Presidenti i Keshillit Europian, Herman Van Rompuj, Presidenti i Komsionit Europian, Zhose Manuel Barroso, shefi i Bankes Qendrore Europian Mario Dragi dhe presidenti i Eurozones, Zhan Klod Junker.
Samiti i se enjtes do te zhvillohet ndersa sa vjen e shtohet frika e investitoreve, se Eurozona ndodhet në nje terren të rrezikshem. Letrat me vlere dhe tregjet u goditen te henen, pasi Qipro – u rendit vendi i peste, qe kërkon një plan shpetimi, duke permendur ekspozimin e bankave të saj, përballe krizës në Greqi. Qeveria pese-ditore greke pesoi nje goditje pas doreheqjes se ministrit te Financave.
Top Channel