Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri, 49-vjeçari futet ‘Live’ në TikTok: Më thanë do të të mbajmë edhe ty sepse… Ndonëse më parë nëna që priste një fëmijë nuk kishte informacion mjaftueshem për mënyrën se si do të kujdesej gjatë shtatzanisë dhe për momentin e lindjes së bebes, sot po vihet re një trend i ri, sidomos tek ciftet e reja.
Nëna, por edhe babai ndjekin kurse me informacion të detajuar për të qënë të përgatitur për ardhjen e fëmijës së tyre në jetë.
“Ishte një informacion shumë i dobishëm ka qenë një mënyrë më e mirë për të shijuar shtatzaninë”, tha Nelsa Fejzo.
“Ishte shumë interesante u praktikuam si të lanim fëmijën dhe besoj se do kem më pak emocione kur të vijë moment i larjes në të vërtetë”, tha Geldon Fejzo.
Ndonëse në konsultoret e grave, dhe në maternitet jepet informacion, sipas mjekëve pediater informacione të tilla shtesë ndihmojnë shumë ciftet e reja, pasi shpesh nënat kanë frikë të prekin beben e tyre apo kërkojnë ndihmën e gjysheve për ta larë të miturin.
“Janë informacione që është mirë që prindi t’i ketë që para lindjes, pasi në shumë raste ato i marrin pas lindjes dhe atëherë janë mjaft të lodhura”, tha Eda Jazexhiu Postoloi, pediater,neonatologe.
Në Ministrinë e Shëndetësisë theksojnë se në strukturat shtetërore u jepet priroitet edukimit shëndetësor të nënave të reja.
“Edukimi shëndetësor është prioritet i Minstrisë së Shëndetësië duke filluar nga shërbimi parësor me konsultoren dhe më pas në maternitet. Kush i ndjek këto kurse ka një proces lindje më të lehtë”, theksoi Enida Xhumari, specialiste e promocionit MSH.
Top Channel