Një përfaqësi e banorëve të fshatit Trush në zonën e nënShkodrës ka zhvilluar sot paradite një protestë paqëore në shenjë indinjate pasi ende nuk i’u janë dhënë paratë e dëmit që krijoi përmbytja e fundit në muajin nëntor një vit më parë.
Protestuesit kanë qëndruar në anë të rrugës nacionale Shkodër-Velipojë dhe kanë kërcënuar se nëse nuk jepen paratë do të bllokojnë aksin që të con për në plazhin e Velipojës.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që banorët e Trushit dalin në protestë për të kërkuar paratë e dëmit të shkaktuar nga përmbytja.
Përmbytja masive e muajit nëntor të vitit 2010 që u cilësua si katastrofa më e madhe natyrore në 150 vitet e fundit në Shqipëri përmbyti mbi 8 mijë banesa, 16 mijë ha tokë e 35 mijë gjë e gjallë ngordhi duke shkaktuar një dëm prej 30 milonë dollarë, dëm i cili ende nuk i është kompensuar plotësisht banorëve të nën-Shkodrës.
Top Channel