Shtetet e Bashkuara të Europës?

23/06/2012 16:50

Është thirrje që përsëritet, ajo e kancelares gjermane Angela Merkel, për “më shumë Europë”. E tha sërish pas takimit të të katërve në Romë, të Italisë;

“Leksioni i kësaj krize është më shumë Europë, jo me pak Europë, tha ajo. Por a mos Berlini po i lëshon pushtet Brukselit. Konceptimi i Europës së ardhshme vjen nga Ministri i Jashtem gjerman, Guido Vestervele. Ai foli per “Grupin e së Ardhmes” dhe paraqiti këto propozime;

Propozimi i Gjermanisë

1. Më shumë pushtet europian për të përcaktuar politikat ekonomike dhe të taksave të vendeve anëtare. “Një transferim të sovranitetit” drejt qendrës europiane.

2. Forcimi i “zyrës së jashtme” të Bashkimit Europian, me politika të përbashkëta në politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Europian.

3. Një Komision Europian më i vogël, i aftë për të marrë vendimet të shpejta.

4. Një rol më të madh për Parlamentin Europian për të shënuar një legjitimitet më të fortë demokratik.

5. Presidenti i Europës të zgjidhet në mënyre të drejtpërdrejtë

6. Një ushtri europiane

Shtetet e Bashkuara të Europës? Ka ngjashmëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pushteti qendror kontrollon ekonominë dhe politikën e jashtme. Por Vestervelle nuk i vendosi këtë emërtim, madje për të shmangur ai foli për “më shumë Europë”, duke iu referuar krizës aktuale në Eurozonë.

“Eshte kriza më e rëndë me të cilën është përballur Europa. Ne duhet të nxjerrim mësimet e duhura. Vendimmarrja në Europë shpesh është shumë e ngadaltë”. Ai vazhdon: “Hapat për nje union politik të vërtetë do të sillnin një kontribut të tërthortë për t’i dhënë fund krizës”.

Grupi “Një ardhme për Europën” do të përbëhet nga Ministrat e Jashtëm nga Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Austria, Spanja, Portugalia, Italia dhe Polonia.
Ende nuk është e qartë nëse Franca do të jetë pjesë e këtij grupi apo jo. Por 17 nga 27 vendet anëtare të Bllokut janë lënë jashtë, përfshire Britaninë e Madhe dhe Suedinë, dy vende skeptike për t’i dorëzuar më shumë pushtet Brukselit.

Një diplomat suedez i cituar nga revista “Der Spigel” tha se Ministri i Jashtëm gjerman nuk i kontribuon kësisoj bashkëpunimit. Duhet thënë në fakt se mendimet e Vestervelles jo gjithnjë janë të Merkelit, meqë ai vjen nga një parti tjetër e koalicionit qeverisës.

Euroskeptikët janë të mendimit se ky propozim nuk u shkon për shtat popujve europianë, sepse në këto momente, ata nuk janë të gatshëm. Por në kendvështrimin gjerman, të shkuarit drejt një identiteti të unifikuar është gjeja e duhur, që duhet bërë? Por si mund të arrihet kjo kur palët i lëvizin rremat në drejtime të kundërta?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA