
Ish-ndihmës trajneri i Futbollit amerikan te Universitetit te
Pensilvanise, Jerry Sandusky u shpall fajtor për abuzime seksuale ndaj
te miturve. Juria e shpalli ate fajtor per 45 nga 48 akuzat. 68-vjeçari
Sendaski u shoqerua jashte gjykates, me pranga ne duar.
Vendimi per denimin do te jepet me vone. Ai rrezikon te denohet me qindra vjet burg. Jurisë iu deshem 21 oresh keshillime ne radhet e anetareve te Jurise, 7 gra dhe pese burra. Ish-trajneri hyri ne gjykate, i shoqeruar nga e shoqja. Jashte gjykates ishin grumbulluar dhjetera njerez, te cilet miratuan vendimin.
Sendaski ishte ndihmesi i Xho Paternos, trajnerit te famshem te Futbollit amerikan ne Universitetin e Pensilvanise. Ishte pikerisht ai qe kishte fituar me shume ndejshme i adhuruar si nga ateletet po ashtu dhe tifozet. Paterno e shnderroi Universitetin ne nje “fuqi sportive” duke stervitur breza te tere kampionesh. Sendaski ishte krahu i tij i djathte. Sipas akuzës, ai kishte themeluar nje shoqete ndihme per femijet me probleme. Aktakuza fliste per 48 raste abuzimesh seksuale ndaj dhjetera te miturve, pergjate 15 vjeteve.
Gjate procesit, zëvendëstrajneri kishte kryer marredhenie me keta femije. Tete prej tyre kishin rrefyer per abuzime te vazhdueshme seksuale qe kishin ndodhur ne Universitet apo ne shtepine e Sendaski. Arrestimi i tij tronditi te gjithe Universitetin. Ndersa Paterno dhe presidenti i Universitetit Graham Bi Spejner u shkarkuan me akuzen se kishin qene ne dijeni te abuzime dhe i kishin fshehur.
Debimi i paternos ndezi revolten e studenteve te cilet protestuan, madje dhe u perleshen me policine. Trajneri i moshuar, qe vuante nga kanceri nderroi jete dy muaj pas shkarkimit nga Universiteti.
Top Channel