Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të hyjmë në një të tillë
Tensionet mes Ankarasë dhe Damaskut duket se po arrijnë kulmin.
Presidenti turk Abdullah Gyl tha se avioni luftarak turk F-4- që u godit
nga forcat siriane mund të ketë shkelur hapsirën ajrore të Sirisë.
Duke folur për agjensinë e lajmeve “Anatolia”, Gyl e cilësoi një rutinë të avioneve ushtarakë të tejkalojnë kufijtë kombetare. “Nuk eshte dicka qellim-keqe tha ai- por ndodh si pasojë e shpejtësisë së tyre”.
Damasku pranoi se ka rrezuar avionin duke u mbeshtetur tek ligjet qe zbatohen për të tilla situata. Nje zedhenes i ushtrise siriane-mbremjen e se premtes- shpjegoi se avioni turk u vu ne shenjester dhe u godit menjehere, pasi shkeli hapsiren ajrore te vendit.
Ai ra ne ujerat territoriale te sirise, rreth 10 km nga brigjet e provinces se Latakias. Një zedhenes i qeverise shtoi se radaret siriane e zbuluan avionin rreth ores 11.40 me oren lokale. “Ishte nje objektiv i paidentifikuar, i cili kishte hyre ne hapsiren ajrore siriane me shpejtesi te madhe, qe fluturonte ulet. U dha urdhri; te goditet. Anijet siriane dhe turke jane vene ne kërkim të dy piloteve. Për Abdullah Gyl, incidenti nuk duhet të injorohet. Ai përseriti deklaratën e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan, pas mbledhjes urgjente te qeverise se “do të behet gjithcka është e nevojshme?”.
Fill pas mberriti nga Brazili, kryeministri turk mblodhi shefin e shtabit te ushtrise, gjeneralin Nexhed Ozel, ministrin e Mbrojtjes Ismet Ilmaz, ministrin e Jashtem Ahmet Davutollu dhe kreun e sherbimeve sekrete Hakan Fidan. Ne fund te mbledhjes Erdoan pergenjeshtroi lajmet e mediave turke, sipas te cilave Siria kishte pranuar rrezimin e avionit. Por disa ore me vone erdhi dhe konfirmimi nga Damasku.
Top Channel