Maria Sharapova, tenistja më e bukur në botë

23/06/2012 00:00

Ajo është tenistja më e mirë në botë, por jo vetëm kaq. Rusja 25-vjeçare
Maria Sharapova është në të njëjtën kohë një femër me një pamje thuajse
të përkryer.

E tillë dukej edhe në mbrëmjen e organizuar për tenistet përpara startit të aktivitetit të radhës së Wimbledon, të cilin ajo synon me çdo kusht që ta fitojë. Me një stil dhe veshje shumë të këndshme, Sharapova i tejkaloi të gjitha parashikimet, duke u shfaqur shumë tërheqëse, krahasuar edhe me të gjitha rivalet e saj në sport.

Numri 1 i tenist për femra në botë u paraqit në mbrëmjen e organizuar një hap përpara fillimit të kampionatit të Wimbledon me një fustan të shkurtër të bardhë që e kurorëzonte atë pa asnjë dyshim si mbretëreshën e mbrëmjes. Rusja Sharapova është një nga pretendentet kryesore për të fituar titullin e ri të kampionatit, por sigurisht që e presin sfida të ashpra nga rivalet e saj në këtë garë, siç është edhe 4 herë kampionia e Wimbledon, Serena Williams.

Vajzat teniste, që do të tregojnë të gjithë forcën, sportivitetin dhe agresivitetin e tyre gjatë lojës, përpara fillimit të garës së egër të kampionatit kanë vendosur të veshin rrobat e tyre më të mira dhe të nxjerrin në pah anën e tyre femërore, që gjatë sezonit të lodhshëm kalon në plan të dytë. Dhe sa i përket sharmit femëror, 25-vjeçarja Sharapova duket se është kurorëzuar që tani si mbretëresha e padiskutueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA