SHBA, dorëhiqet Sekretari për Tregtinë

22/06/2012 02:30

Sekretari për Tregtinë, Xhon Brajson paraqiti dorëheqjen pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme me makinë, më 9 Qershor, shkaku i të cilave ishte një krizë epileptike.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan, Brajson shkruante: “Sëmundja ime mund të cënojë kryerjen e detyrës si Sekretar”. Barak Obama pranoi dorëhëqjen duke shprehur vlerësimin e shërbimit të tij gjatë këtyre muajve.
             
Pasi goditi dy makina në rrugë, ai bëri testin e alkoolit por rezultoi se ai nuk ishte i pirë dhe nuk kishte marrë asnjë lloj droge.

Në përplasjen e parë, makina e tij Lexus goditi një Bjuik në qytetin e San Grabrielit. Ai iu drejtua i nxehur tre personave që ndodheshin në këtë automjet dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

Disa minuta më vonë, makina e Brajson përplasi një Honda, në afërsi të qytetit Rosemead. Ai u gjet pa ndjenja në timon.

Detyrën e tij, do ta marrë zv/sekretarja për Tregtinë Rebeka Blank. Brajson shërbeu në këtë post për më pak se një vit duke zëvendësuar Geri Lok, që u emëruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA