Përfundon gjyqi ndaj Breivik, vendimi më 24 gusht

22/06/2012 16:10

Ka përfunduar në Norvegji gjyqi ndaj Anders Behrin Breivik, autori i masakrës së korrikut të vitit të kaluar ku mbetën të vrarë 77 persona.

Në seancën e fundit gjyqësore, autori i vrasjes së shumëfishtë, shpjegoi arsyet që e çuan në ndërmarrjen e masakrës. Para gjyqtarit, ai tha se qëllimi i tij ishte të ndalonte “pushtimin musliman të vendit”.

Pas kësaj deklarate, prokurorët e çështjes, kërkojnë që ai të njihet si i sëmurë mendor dhe për këtë t’u nënshtrohet terapive kuruese.

Gjykata u tërhoq duke deklaruar se vendimi mbi Breivik do të shpallet më datë 24 gusht.

E gjithë seanca e fundit gjyqësore ndaj ekstremistit norvegjez u shoqërua nga një manifestim i familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tij në ishullin Utoja.

E veçanta e seancës gjyqësore është se ajo nuk u transmetua nga asnjë televizion norvegjez pavarësisht interesit të madh public që ka. Me një vendim të përbashkët, televizionet vendase thanë se bojkoti nuk lidhej me gjykatën apo trupën gjyqësore, por me Breivik dhe grupet ekstremiste që ai simpatizon dhe mbështet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA