Spanjës i duhen më shumë se 62 miliardë euro, si fonde shtesë, për të stabilizuar bankat.
Vleresimi u bë nga firma amerikane “Oliver Weyman” dhe ajo gjermane “Roland Berger”. Dy kompanive të auditit iu kërkua të përcaktonin se sa para do t’i nevojiteshin bankave spanjolle nëse ekonomia do të tkurrej në 6.5%.
Hulumtimi i tyre mbuloi 14 banka që përbëjnë 90 % të sektorit bankar të Spanjes. Shifra u mësua në konferëncen për shtyp të zv/guvernatorit të Bankes së Spanjës, Fernando Restoi.
Më herët, ministri spanjoll i Financave, Luis De Guindos, në takimin e Luksemburgut me homologet e Eurozones, tha se vendi i tij do të kërkojë ndihme për bankat e goditura nga kriza, në ditët pasardhëse.
”Mendojmë se do të jetë e një rëndësie të madhe të eleminojmë dyshimet. Të dhënat do të jenë shumë të nevojshme, për të kuptuar se cila është situata reale dhe do të na lejojë të shmangim pasiguritë që ekzistojnë në Spanjë për sektorin bankar. Këtu, atje ne do të shohim se si do te jetë i gjithe procesi i ndihmës financiare. Ne kemi nisur të punojmë me Komisionin, Bankën Qëndrore Europiane dhe Fondin Monetar Nderkombetar”, u shpreh ministri i Financave, Luis de Guindos.
Kostot afat-shkurtra të huamarrjes apo të ardhurat nga bondet qeveritare shënuan nivelin më të lartë këto 16 vjet, ne 6.07 %, një shenje shqetësuesë për financat spanjolle.
Madridi shiti 2.2 miliarde bono thesari, për një afat 2-5 vjeçar. Muajin e kaluar, banka e katërt e Spanjës, “Bankia” u shtetëzua për shkak të problemeve të saj të mëdha që e bënin të rrezikonte falimentimin.
Top Channel