Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Mijëra egjiptianë nisën të ripopullojnë sheshin Tahrir, simbol të protestave, këtë herë kundër Këshillit Suprem Ushtarak dhe vonesës së nxjerrjes së rezultateve zyrtare për zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan më 16 dhe 17 qershor.
Opozita dhe protestuesit akuzojnë ushtarakët se me lëvizjet e fundit po tentojnë të mbajnë pushtetin, duke mos ia kthyer atë kurrë civilëve.
Javën e kaluar, ushtarakët shpërndanë parlamentin e dalë nga zgjedhjet e para të lira në vend, që nga ardhja e Mubarak në pushtet, 40 vjet më parë. Vendimi për shpërndarjen e parlamentit mbërriti pas intepretimit të ligjit zgjedhor nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Kajro, e cila e vlerësoi këtë ligj si anti-kushtetues.
Vendimi shkaktoi protesta si nga Vëllazëria Muslimane, partia më e madhe në vend, por edhe nga radikalët salafitë, partia e dytë që siguroi më shumë mandate në parlamentin e shpërndarë.
Ushtarakët këmbëngulin se nuk u duhet pushteti civil dhe se do ta ushtrojnë atë deri në momentin kur vendi të ketë tejkaluar krizën aktuale. Sipas tyre, është e nevojshme që të reformohet ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e vendit.
Ndërkohë, rezultatet për zgjedhjet presidenciale priten me padurim, jo vetëm nga egjiptianët, por edhe nga ndërkombëtarët. Në garë morën pjesë dy kandidatë, Mohamed Mursi i Vëllazërisë Muslimane dhe Ahmed Shafiq, ish-gjeneral dhe ish-kryeministër në kohën e Mubarak.
Të dyja palët, në përfundim të procesit 2-ditor të zgjedhjeve shpallën fitoren, por rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë. Ato pritej të bëheshin publike ditën e enjte, por u shty për një afat të papërcaktuar ende.
Ushtarakët kanë premtuar që do të delegojnë pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv në duart e presidentit të ri të vendit në fund të muajit qershor dhe nëpërmjet një deklaratë shpërndarë nga media shtetërore, u zotuan se do të shtypin me të gjithë forcën policore dhe ushtarake të gjitha përpjekjet që “vendosin në rrezik ekzistencën e vendit”, që nga shumëkush është marrë si një kërcënim kundër protestave të opozitës.
Top Channel