Afganistan, merr fund rrethimi i hotelit, 13 viktima

22/06/2012 00:00

Forcat afgane te sigurise arritën t`i jepnin fund rrethimit të një hoteli në periferi të Kabulit nga militantet talebanë.

Sulmi i nisur mbremjen e se enjtes zgjati 12 ore e kushtoi 13 jete njerezish. Kater roje te hotelit “Spozhmai” dhe kater civile mbeten te vrare gjate mesymjes dhe pengmarrjes qe e pasoi. Te peste autoret e saj u vrane nga forcat afgane. Talebanet moren pergjegjesine e sulmit duke thene se hoteli ne fjale perdorej nga afganet e kamur dhe te huajt per ato qe i pershkruan si “festa te shfrenuara e te turpshme”.

Godina ndodhej prane liqenit Qargha, nje zone mjaft e preferuar nga banoret e kryeqytetit afgan per udhetime ditore apo dhe grumbullime familjare. Militantet e armatosur me granata raketore e mitraloze sulmuan ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne kohen kur ne hotel ishin mbledhur shume njerez, ndoshta per nje dasme thote AFP. Disa nga te ftuarit jane hedhur nga dritaret per t’i shpetuar agresoreve. Ne operacionin e sigurise se ndermarre prej forcave vendase dhane ndihmen e tyre edhe trupat e koalicionit.

Keto muajt e fundit, ushtria dhe policia afgane kane marre drejtimin e reagimit ndaj disa prej sulmeve me sfiduese te kryengritesve, duke fituar njekohesisht lavderimet dhe mbeshtetjen e popullsise. Dhuna ka shenuar nje rritje gjate kesaj periudhe ne mbare Afganistanin dhe vetem pergjate nje jave, vala e sulmeve te riperterira te rebeleve i ka kushtuar jeten tre ushtareve amerikane dhe 20 afganeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA