Siguria rreth stacionit bërthamor më të madh të Suedisë është rritur në mënyrë drastike, pasi disa eksplozivë u gjetën në një furgon të parkuar pranë reaktorëve.
Një kontroll rutinë mbi automjetet tregoi se një sasi eksplozivi ishte vendosur poshtë një mjeti pranë centralit bërthamor në Ringhals.
Të dhënat fillestare të policisë shkencore kanë konfirmuar prezencën e lëndës plasëse.
Në një komunikatë, kompania që operon reaktorët u shpreh se në eksplozivin në fjalë nuk ishin gjetur detonatorë dhe se edhe në rast shpërthimi, dëmet nuk do të kishin qenë serioze.
Asnjë arrestim nuk është realizuar, ndërsa policia është duke ndjekur më shumë pistën e sabotazhit, se sa atë të terrorizmit.
Stacioni bërthamor në Ringals përbëhet nga katër reaktorë. Ai ndodhet pranë qytetit të madh të Gotenborgut dhe prodhon 50% të energjisë së konsumuar në të gjithë vendin.
Top Channel