Siri, piloti dezerton në Jordani

21/06/2012 15:10

Një avion luftarak sirian u ul në një bazë ushtarake në veri të Jordanisë, ndërsa piloti kërkoi strehim politik, konfirmuan burimet zyrtare gjatë së enjtes.

Ministri Jordanez i Informacionit, Samih al-Maaytah, u shpreh se piloti i MiG 21 ishte duke u marrë në pyetje.

Sipas Televizionit Shtetëror Sirian, gjuajtjësi i drejtuar nga një kolonel, ka humbur nga radarët ndërsa ishte në një mision stërvitor.

Incidenti vjen në vorbullën e një skandali në lidhje me bombardimit e qytetit të Homsit, ndërsa punonjësit e Kryqit të Kuq po përpiqeshin të evakuonin banorët.

Gjuajtësi MiG-21, i prodhimit rus, u ul pranë basës së “Mbretit Hussein” në Mafraq, pranë kufirit me Sirinë.

Ky është rasti i parë i dezertimit të një piloti sirian së bashku me avionin e tij. Sipas mediave jordaneze, koloneli vendosi që të dezertonte, pasi iu kërkua që të bombardonte mbi zonat e banuara me civilë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA