Siri, edhe 66 të vrarë

21/06/2012 00:00

66 te vrare vetem te merkuren ne Siri dhe te gjithe jane civile. 17 nga
viktimat e luftimeve te fundit ne revolten 15 mujore kunder regjimit te
Bashar al Assadit, ishin nga periferitë e Damaskut, 24 të tjerë u vranë
në Hama e shtatë në Deraa, qytete të kthyera edhe më parë në skenë
përplasjesh mes protestuesve anti-qeveritare dhe forcave siriane të
sigurisë apo edhe bombardimeve të trupave ushtarake.

Pjesa tjeter e vdekjeve u regjistrua ne Idlib e Homs, ne pjese te te cileve, sipas Kryqit te Kuq, luftimet vazhdojne akoma.

Ne mjaft zona, sidomos ne Homs, jane me qindra civile te bllokuar te cilet, pikerisht prej vazhdimit te konfrontimeve e kane te pamundur te largohen e te gjejne strehim ne rajone me te sigurta. Situata eshte kritike, thone drejtues te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, qe kembengulen t`i lejohet ketij organizmi dhe gjysem henes se kuqe arabe aksesi i menjehershem tek personat ne rrezik.

Sipas BBC-se, pas nje insistimi te madh,Kryqi i Kuq arriti te marre ok-in e qeverise siriane dhe luftetareve rebele per nje armepushim te perkohshem, i cili te lejoje evuakimin e civileve nga qyteti i trazuar i Homsit.
Ekipet e tij, se bashke me ato te gjysme- hene të kuqe siriano-arabe jane gati te hyjne ne pjeset me te goditura te ketij qyteti. Por pavaresisht marreveshjes, punonjesit e ndihme deri tani e kane patur te pamundur hyrjen ne Homs-in vater te revoltes kunder Assad-it. Sakaq perpjekjet diplomatike per fundin e dhunes, vazhdojne.

Ne samitin e G20-tes ne Meksike, presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi takime te veçanta me lideret e Rusise dhe Kines, dy vendet qe kane bllokuar me veton e tyre rezolutat e OKB-se mbi Sirine. Por perpjekjet e tij nuk paten ndonje rezultat konkret.Me shume se 14.000 vete jane vrare sipas akvitisteve qe nga fillimi i rebelimit 15 mujor, i cili ka ardhur ne perkeqesim qe prej paktit te armepushimit ne muajin prill.

Top Channel